Enter your email address to follow us and receive notifications of new posts by email.

New Portal / Portali i ri

(English version below)

Të dashur miq,

Që nga sot ky portal nuk do të rifreskohet më, prandaj ju ftojmë përzemërsisht që këtej e tutje të na ndiqni dhe të na vizitoni tek kjo adresë: www.eualbania.eu

Gjithë të mirat (more…)

EU Civil Protection Team is visiting today the flood affected areas of Fier and Vlora

(English version below)

Ekipi për Mbrojtjen Civile i Bashkimit Evropian (EUCPT) po viziton sot zonat e prekura nga përmbytja në Fier dhe Vlorë, ku do të shpërndahet ndihma për emergjencën nga shtetet anëtare të BE-së Austria dhe Sllovakia: gjeneratorë me benzinë, pompa thithëse, tenda familjare, shtretër portativë dhe dyshekë-thes, batanije, xhupa, komplete kundër shiut dhe çizme. Kroacia ndihmon gjithashtu, përveç një fondi prej 50 000 €, dhe me materiale me vlerë 48 000 €.

Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse shqiptare, EUCPT do të lehtësojë koordinimin e ndihmës për emergjencën; do të lidhet dhe do të bashkëpunojë me aktorët në terren, si dhe do të mbështesë autoritetet për vlerësimin e situatës; do t’i raportojë dhe do t’i japë rekomandime Komisionit Evropian dhe Shteteve Pjesëmarrëse për nevojat dhe llojin e asistencës që nevojitet.

Kjo është vetëm faza e parë e asistencës së BE-së për emergjencën në Shqipëri. Së shpejti më shumë informacion. (more…)

Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri / Statement of the EU Delegation to Albania

(English version below)

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjeratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë.

(more…)

Sqarim / Clarification

Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan të martën në Tiranë marrëveshjen për ndërtimin e by-pass-it të Vlorës, me një shumë totale prej 53 Milion Euro-sh të financuar nëpërmjet një granti nga Bashkimi Evropian dhe dy huave nga BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Bashkimi Evropian do të financojë me një grant prej 17 Milion Euro-sh ndërsa dy huatë nga BERZH dhe BEI janë nga 18 Milion Euro secila.

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian financon një tjetër grant prej 3.5 Milion Euro-sh për përgatitjen e projektit dhe mbikqyrjen e punimeve, ndërsa kontributi i qeverisë shqiptare prej 8.6 Milion Euro-sh do të shërbejë për blerjen e truallit dhe për pagesën e të gjitha taksave që lidhen me ndërtimin e by-passi-it. (more…)

Çfarë do të thotë Evropë e bashkuar për ty? – Konkurs me Video

Zgjerimi i BE-së ka rrëzuar pengesat në Evropë, duke bashkuar kontinentin rreth qëllimeve të përbashkëta dhe vlerave të banorëve të saj. Në fillim, BE u krijua si një projekt për paqen dhe stabilitetin në kontinentin evropian. Me kalimin e kohës, këto qëllime bindën shumë e më shumë vende të tjera që t’u bashkoheshin 6 vendeve anëtare themeluese. Tashmë, BE numëron 28 shtete anëtare dhe dyert e saj janë të hapura për vende të tjera evropiane që kanë dëshirë ti bashkohen dhe janë të angazhuara për të nxitur paqen, demokracinë, stabilitetin dhe mirëqenien. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Islanda (negociatat me Islandën janë venë në pritje pas vendimit të qeverisë së Islandës), Kosova*, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë aktualisht në proces të zgjerimit. (more…)

DG NEAR’s Director General Christian Danielsson visits Tirana

(English version below)

Drejtori i Përgjithshëm Christian Danielsson viziton Tiranën

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, zhvilloi një vizitë sot në Tiranë për të diskutuar mbi përparimin e Shqipërisë në kuadër të pesë përparësive kyçe.

  1. Danielson u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Në këto takime, Z. Danielsson njohu përparimin e vendit drejt arritjes së pesë përparësive kryesore, por edhe hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për kryerjen e suksesshme të refomës në drejtësi, për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe për përparimin e Shqipërisë me reformat në përgjithësi.

(more…)

So similar, so different, so European

Kaq të ngjashëm e kaq ndryshe, po aq evropianë: “Ne rritemi me muzikë”, tregon sopranoja Ermonela Jaho për vendindjen.

Ndiqni videon e përgatitur nga Drejtoria për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, që paraqet Shqipërinë, vend kandidat për anëtarësim në BE.

So similar, so different, so European: “We grow up with music”, says opera singer Ermonela Jaho about her home country. Watch the video below to discover more of Albania through her voice!

So similar, so different, so European: Albania with Ermonela Jaho from EU Enlargement on Vimeo.

EUD Albania Twitter

Error: Twitter did not respond. Please wait a few minutes and refresh this page.

Flickr







More Photos

Del.icio.us

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 45 other followers